logo


Projektet e Nderkomunales Zadrima dhe 5 Komunave anetare te saj.

  • 1.Projekti i titulluar “Mbeshtetje e zhvillimit rural te komunave Bushat, Dajç dhe Blinisht ne krahinen e Zadrimes , Shqiperia e Veriut” i financuar nga Rajoni i Toskanes, 1999-2003.

    Nga ky  projekt eshte perfituar:

    • Asistence teknike  i administratave vendore  mbi organizimin institucional
    • Nje  projekt ne fushen e grumbullimit te mbeturinave ku komuna Bushat perfitoi, 100 kazana mbeturinash  dhe nje automjet per transportin e mbeturinave
    • U pregatit projekti per nje  shesh  per grumbullim  – perpunimin e mbetjeve urbane  ne fshatin Shkjeze, komuna Bushat, u financua  kryerja e studimit gjeologjik, raporti i vleresimit te ndikimit ne mjedis. Pra u  fitua nje pervoje ne kete drejtim.
    •  Vizitat ne Itali- Trajnimet e administratave publike. Publikimi ne mediat Italiane i ketij bashkepunimi.

    Nisur nga  fakti se vend-depozitim i projektuar ne Shkjeze, ishte ne permasa te  vogla nga drejtuesit dhe specialistet e ketyre komunave si edhe nga pervoja e fituar, lindi ideja  qe te ndertohej nje vend –depozitim me i madh. Vendi i pershtateshem u gjend, duke u bashkepunuar me Projektin SEENET e nepermjet bashkepunimit me Bashkine Shkoder, u arrit qe te ndertohet Landfili qe sot eshte i perfunduar i ndertuar me fonde te qeverise shqiptare.

  • 2.Ne vitet 2004-2007 nga Rajoni Toskanes–Itali, eshte finacuar projekti i titulluar: “Mbeshtetje Nderkomunales se Zadrimes per nje projektim te integruar dhe demokratik te territorit”

    i realizuar me ndihmen e shoqates COSPE.    Nga ky projekt  u perfitua asistence teknike dhe formuese per specialistet  e komunave tona nepermjet  vizitave  ne Itali si edhe shkembimeve e misioneve te specialisteve italiane ne Komunat e Nderkomunales Zadrima.

    • Projekti  pati vlera te vecanta ne perpilimin e hartave gjeologjike, hartave te rreziqeve por dhe nje baze per perspektiven e vleresimit te territorit de studimeve te reja urbanistike. Gjithashtu nga ky projekt eshte hartuar nje harte e rreziqeve hidrogjeologjike e territorit te Zadrimes.
  • 3.Ne tetor te vitin 2009 Nderkomunalja se bashku me COSPE eshte duke zbatuar projektin e titulluar “Mbeshtetje e dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes – Shqiperia e Veriut “ financuar nga Ministria e Puneve te Jashtme Italiane.

    • Projekti synon krijimin e ambjenteve te pasterta nepermjet ofrimit te sherbimit te pastrimit te mbeturinave ne kater  fshatra per çdo komune, sensibilizimin e opinionit dhe edukimin  qe nga kopshtet dhe shkollat, formimin e tyre per ndikimin negativ te mbeturinave ne jeten njerezore domosdoshmerine e mbajtjes paster te ambjenteve duke  e bere kete kerkese te vazhdueshme  qe nen  hapat e pare te jetes se  femijeve.
    • Ka vendosur ne 4 fshatrat per çdo komune, kazana mbeturinash dhe kryen sherbimin e largimit te mbeturinave me nje kamion profesional per transportin e mbeturinave, si edhe depozitimin e tyre ne landfillin e Bushatit.
    • Projekti parashikon mbledhjen e diferencuar te plastikes, presimin e saj si edhe tregetimin ne ndermarrjet ricikluese.
    •  Projekti   parashikon rikonstrusionin e 5 kopshteve model per femijet 3-6 vjeç,  me edukatore  te specializuara si ne fushen sociale ashtu edhe ate te mjedisit.
    • Projekti parashikon ndertimin e 10 hapesirave publike, 2 per secilen komune,  me peme dekorative e hapesira shplodhjeje per komunitetin.
    • Gjithashtu do te vazhdojne ngritja e kapaciteteve te administratave me shkembime si jashte ashtu edhe brenda vendit.