logo


Per operacionalizimin e Planit strategjik te Zhvillimit te Zadrimes

REPUBLIKA E SHQIPERISE

SHOQATA “NDERKOMUNALJA E ZADRIMES”

                                Per operacionalizimin e Planit  strategjik te Zhvillimit  te Zadrimes.

                Te nderuar Kryetare te Njesive tona vendore ,anetare te Keshillave Komunale dhe te Asamblese te Shoqates!

            E nderuara kordinatore e projektit te COSPE

Te  nderuar  specialiste !

Ju shpreh mireseardhjen te  gjitheve. U be thuajse nje vit qe rajoni yne ne saje te nje  pune te kujdeseshme dhe profesionale te specialisteve te FShZh me pjesmarrjen e shume aktoreve nga Njesite tona vendore,me fokus grupet nga shoqeria civile,e bisnesit dhe perfaqesues te institucioneve ,ka nje plan strategjik zhvlllimi te rajonit tone te Zadrimes qe perfshijne, se bashku me Bashkine Vaudejes edhe kater Komuna,te Bushatit ,te Dajçit ,te Blinishtit dhe te Hajmelit.Ky dokument mjaft i rendesishem eshte prej  kohesh neper zyrat tona dhe them qe kater motorrat e tij jane ndezur ,respektivisht  ai i zhvillimit ekonomik,i zhvillimit social,i infrastruktures dhe i sherbimeve publike si dhe i mireqeverisjes.

                Eshte moment i duhur ,qe me frymen e bashkepunimit ,subsidiaritetit dhe solidaritetit, qe unifikon Zadrimen tone nepermjet shoqates “Nderkomunalja e Zadrimes,” te hedhim hapat e duhur sebashku, ne linjat e piketuara me pergjegjeshmeri, sipas planeve te veprimit,qellimeve strategjike dhe objektivave qe kemi sistemuar.

            Zadrima eshte nje hapsire e begate, me aq shume resurse natyrore,si toke pjellore,klime te pershtatshme dhe burime njerezore; qofte me eksperience pune dhe vullnet , qofte me kapacitete intelektuale dhe profesionale .Kjo lehteson dhe pershpejton ecurine tone te shpejte perpara. Mjaft investime ne sera, ne zgjerimin e siperfaqeve te ullishtave dhe vreshtave, te pemeve frutore, investimet e orientuara nga shume njesi tona ne vepra te infrastruktures bujqesore apo edhe ne fermat blegtorale jane tendenca pozitive per zhvillimin ekonomik. Edhe ne infrastrukturen rrugore, asfaltimi i rrugeve nderkomunale te realizuara, por edhe ato ne proçes, kane afruar distancat, tregun dhe po  gjallerojne zonat periferike. Nje numer gjithnje e me i madh turistash vizitojne ishullin e Sardes, Danjen, Shtepine e Fishtes dhe te Mjedes, manastirin e Motrave karmelitane, Katedralen e Shen Gjergjit ne Sape. Une do trajtoj keshtu ne vija te pergjitheshme ose me mire do t’ju kujtoj perciptas disa nga objektivat tona. Persa  perket zhvillimit social kemi aq shume  per te bere por them se jemi ne udhe te mbare.Hapja e shkolles se mesme profesionale ne Bushat me profil bujqesor –blegtoral dhe projekti per ambjentet e pershtatshme dhe bashkekohore po avancon. Neper shkolla ka plotesime me paisje te plota kompjuterike dhe niveli i mesimdhenies ka, mund te them, rritje te konsiderueshme. Edhe sherbimi shendetesor ka  permiresime te dukeshme. Spitali Nenshat eshte marre persiper nga Maltezeret dhe  asflatimi i rruges Nenshat Dajç krijon lehtesi e mundesi te gjera levizjeje.  Aktivitetet kulturore dhe artistike kane njohur nje kurbe rritje te vrullshme  sidomos ne Bashkine e Vaudejesit. Keshilli i Kultures ,ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise dhe te 950 vjetorit te themelimit te Dioqezit te Sapes, si dhe nje projekti te fituar per nxitjen e aktiviteteve kulturore bashkepunuese kufitare me Komuna te Malit te Zi, eshte nje shembull i veçante.Po ashtu programimi i shume aktiviteteve, sidomos ato ne nderim te figurave me te shquara te rilindjes tone kombetare si Fishta, Mjeda e Gjeçovi si dhe angazhimi  i vete kryetarit te Bashkise Vaudejes per  krijimin e nje muzeu etnografik , sebashku me keshilltare , intelektuale dhe studiues te zones, eshte shume domethenes  per pergjegjshmerine e tyre  para  detyrave qe shtron koha dhe para zgjedhesve  te vet.

            Persa i perket performances te te zgjedhurve vendor kemi nje rritje te konsiderueshme. Pas zgjedhjeve vendore ne strukturat e Keshillave komunale kane ardhe mjaft figura te reja dhe administratore, si ato te komunes Dajç, qe ka pesuar nje ndryshim rrenjesor.Intelektuale te mirefillte ,te rinj  dhe te reja me ambicje dhe vullnet te hekurt per pune.Kjo ngjitje ze fill nga vete Kryetari qe eshte shume bashkepunues dhe me vizione te gjera per ndryshime.Komuna e Bushatit, me investimin serioz qe ka bere me zyren e pritjes me nje takim, ka hapur nje faqe te re bashkekohore per komunikimin me publikun  dhe nje mundesi per veprime shume te shpejta per bisnesin. Kjo s’eshte thjeshte nje fitim ne kohe, per gjithe aktoret , por edhe nje zgjidhje shume e pergjegjeshme ne marredhenie me publikun. Sherbimet kryhen ne kohe rekord  dhe me shume korrektesi.

 

            Komuna Hajmel dhe ajo Blinisht ,mbeten ende periferike dhe te harruara ne investime. Eshte e domosdoshme nje politike e re, korigjuese dhe kujtuese per strukturat qendrore, se ngjitja e tyre kerkon vemendje dhe kujdes. Per 50 vjet u percaktuan si vende te pershtateshme per te internuar dhe  u lane ne harrese per çdo lloj investimi. Ne si shoqate, ne kuadrin e projektit qe po realizon COSPE ne partneritet me ne, po ofrojme sherbimin e pastrimit te diferencuar te mbeturinave ku ne keto dy komune e po aty edhe ne ate te Dajçit,nuk kemi mundesi, ne segmente te konsiderueshme, te vendosim koshat pasi kamioni yne e ka te pamundur me kete gjendje te infrastruktures rrugore te realizoje sherbimin aty. Megjithate perqendrimi i vemendjes tone eshte pikrisht ketu, per te afruar nje sherbim shume cilesor dhe konkurues edhe me qytetet. Prioritet per ne mbeten  rruget, Nenshat –Dajç –Dragushe, Hajmel -Paçram,Blinisht –Baqel-Krajen,rruga e Troshanit si dhe ajo  e Pirajve.

            Po ne kuadrine e ketij projekti te madh ,per te cilin gjej rastin te falenderoj shoqaten COSPE dhe gjithe specialistat italiane te angazhuar, ne veçanti koordinatoren e ketij projekti Zj.Gradeci, ne  po krijojme pese kopshte model qe do jene shembuj, jo vetem per kopshtet tjera ne zonen tone, por  edhe me gjere. Jo vetem eshte riformuar zyra e ambientit  prane Nderkomunales por ajo, sebashku  me animatoret ,po  hedh themelet e nje shoqate te re te ambientalistave te zones tone.

            Shoqata jone “Nderkomunalja e Zadrimes” do te angazhohet  shume shpejt ne shkembimin me nga afer te eksperiences te Bashkise se Vaudejesit per buxhetimin me pjesemarrje. Me eksperte tone te administrates se Komunave do te vazhdojme te bejme takime informuese, shkembyese eksperience dhe trajnuese ne linje profesionale, qofte ato te zyrave te ambientit, finances, te tatim taksave por edhe me ato te urbanistikes apo te kadastres. Ne mund te shkembejme eksperiencen tone qe ne Keshillat Komunale te kete me shume bashkepunim ,argumentim dhe vendime me konsensus dhe jo mospjesmarrje dhe kundershtime te paargumentuara. Ne kemi nevoje per kontributin e gjithesecilit dhe te gjithe sebashku do bejme pune te medha dhe te dobishme.

            Shoqata jone ka dhene nje shembull shume te veçante dhe te admirueshme ,ne te gjithe hapsiren mbare shipetare ,pikerisht per frymen e bashkepunimit me te cilen ne jemi kaq prane njeni tjetrit. Ne kemi marredhenie shume te ngushta edhe me shoqatat e tjera qe operojne krah nesh. Aktualisht me Miqte e Zadrimes  dhe MADA-n po ndihmojme te operojme me nje projekt “Lobim per financim” si dhe me ndihmen e  LVIA-s ,eshte krijuar nje Konsorcium me vreshtaret dhe kantinat ne veri te Shqiperise. Me COSPE, ne kuader te projektit qe po avancon shpejt kemi programuar nje Study-tour ne Itali per marrje eksperience, ne Piombino Itali, ku me shoqaten e Val di Cornia-s jemi te binjakezuar. S’po flas me shume me deshiren qe vete pjesemarresit ketu, te prezantojne angazhimet e veta me hollesisht , vetem thjeshte ne paraqitjen qe i kemi bere punes tone prane eksperteve te Programit te Kordinimit Lokal te Keshillit te Europes dhe prane Fondacionit per Autonomi dhe Qeverisje Vendore,  shembulli yne eshte njohur si me i miri. Ne kater komitetet qe kemi organizuar me rastin e hartimit te Planit tone Strategjik do i  kemi gjithmone promotore te zhvillimit dhe te bashkepunimit nderkomunal.

 

                                                                                                               Me respekt,

                                                                                                                           Zef  Vokrri

                                                                         Kryetar i Shoqates “Nderkomunalja e Zadrimes”

Leave a Reply

*

captcha *