logo


Konference shtypi ne Fishte

 Fishte, me 20.04.2012

 

            Shoqata jone e bashkepunimit nderkomunal  “Nderkomunalja e Zadrimes” eshte shoqate e pese Njesive vendore te kesaj treve, Bashkise Vaudejes, Komunave Bushat dhe Hajmel te Shkodres dhe Komunave Dajç dhe Blinisht te Lezhes. Eshte e veçante ne llojin e vet ne Shqiperi, e ngritur sipas modeleve te shoqatave simotra perendimore, me ndihmen e shoqates italiane COSPE, duke prezantuar Zadrimen si teresi territoriale dhe ofruar sherbime te veçanta per Bashkine dhe Komunat anetare.

            Ne kuadrin e nje projekti te perbashket tre vjeçar, (ku ne jemi partner lokal ) qe po realizojme nen drejtimin e COSPE, ”Mbeshtetje dinamikave te zhvillimit lokal  ne zonen rurale te Zadrimes”, ne saje te bujarise se Ministrise se Puneve te Jashtme Italiane (MAE), nen kujdesin e specialisteve te kualifikuar italiane dhe vendas, jane trajnuar nje grup te rinjsh dhe te rejash animatore qe bejne sensibilizimin dere me dere, neper shkolla dhe ambiente te tjera publike per bashkepergjegjesine qytetare per ambjente te pastra. Ne plotesim te kesaj detyre te veçante, lindi levizja “Zadrima toka jone” , qe do te edukoje dhe forcoje dashurine per vendin e vet, ne veçanti tek te rinjte dhe te rejat dhe me shume tek femijet, qe t’i nxise ato te punojne per nje Zadrime edhe me te zhvilluar, edhe me te bukur, por veçanerisht edhe me te paster.

            Ne si shoqate, duke perfituar nga ky projekt madheshtor, kemi krijuar nje Njesi ekonomike qe drejtohet nga Zyra e Ambjentit  e cila perbehet nga perfaqesues te fushes te çdo komune anetare. Ky sherbim qe sot realizohet ne 20 fshatra ose me mire per 35 mije banore eshte nje shembull i bukur per tu ndjekur dhe mjaft konkurues. Landfilli i Bushatit, nje investim shume i madh dhe bashkekohor, ndodhet ne territorin tone. Ne tani jemi duke perfunduar edhe nje qender perpunimi dhe riciklimi te plastikes duke bere mbledhjen e diferencuar te mbeturinave.

            Ndihma e ketyre djemve dhe vajzave eshte e konsiderueshme, ato po punojne ne linje me strategjine e zhvillimit te zones qe kemi realizuar bashke me perfaqesues te grupeve te ndryshme te interesit si dhe me specialistet tane te administratave, nga biznesi dhe shoqeria civile, nen drejtimin e eksperteve te Fondit Shqipetar te Zhvillimit. Ne i pershendesim, mbeshtesim dhe inkurajojme, keto te rinj, duke besuar se Zadrima, kjo zone e Shqiperise me tradita te veçanta historike, qe ne lashtesi me kulturat e Gajtanit dhe Komanit, deri ne Mesjete me Sarden, Danjen dhe Sapen, pa harruar kontributin e aq shume personaliteteve te historise dhe kultures tone kombetare, qe nga Leke Zaharia, bashkeluftetar i Skenderbeut, Vllezerit shkencetare dhe diplomate Gazulli; Buzuku me librin e pare ne shqip, Frang Bardhi me fjalorin tone te pare latinisht-shqip, Pjeter Zarishta autorin e tingllimave te para ne gjuhen tone, deri tek rilindasit e medhej Fishta dhe Mjeda, themeluesit e alfabetit te gjuhes tone me fytyre perendimore dhe viganet e krijimtarise kulmore poetike, pa perjashtuar poetin Jak Zeka; kjo Zadrime meriton jo vetem ta duam, ta mbrojme e zhvillojme, duke shfrytezuar hapesirat e lirise dhe te zhvillimeve demokratike por edhe ta mbajme te paster dhe gjithmone te bukur, ashtu siç na e ka dhuruar Zoti.

            Duke perfituar nga mundesite e levizjes se lire si dhe te shkembimeve me vendet e zhvilluara te familjes tone Europiane, ne veçanti me Italine fqinje, ne do marrim nga eksperienca e tyre aq e vyer, duke ngritur kapacitetet e administratave lokale, cilesine e qeverisjes per te krijuar nje Zadrime me te zhvilluar, me te bukur dhe jeten e banoreve tone cilesisht me te mire.

            Shoqata COSPE, bashkendan me ju gezimin e ketij tubimi. Ne emer te organizatoreve, miqeve dhe bashkepunetoreve tone te COSPE, qe aq shume po punojne per ne, te Kryetareve te Bashkise dhe Komunave anetare, me shume ne emer te te rinjve dhe te rejave qe na bashkuan ,

                                                                                                Ju pershendesim                                                                      

                                                                                                    Zef Vokrri.

                                                                             Kryetar i Shoqates”Nderkomunalja e Zadrimes”

 

                                                                                                  Rozeta Gradeci

                                                                                          Kordinatore e Projektit te COSPE-s