logo


Konferenca, 12 Korrik 2012 – Tirane

Shoqata Italiane COSPE se bashku me Nderkomunalen Zadrima dhe Komunat Bushat, Hajmel, Dajç, Blinisht e Bashkine Vau Dejes ka filluar te zbatoje projektin “Mbështetje e dinamikave të zhvillimit lokal në zonën rurale të Zadrimës– Shqiperi e Veriut” qe nga viti 2009, promovuar me mbeshtetjen financiare te Ministrise se Puneve te Jashtme Italiane .

Konferenca e titulluar:

Eksperienca në Zadrimë-Bashkepunimi Ndërkomunal si një instrument decentralizimi dhe administrimi i qëndrueshëm i territorit

zhvillohet ne kuader te ketij projekti dhe ka si qellim te kontribuoje në promovimin, paraqitjen dhe shpërndarjen e praktikave të mira ne fushen e decentralizimit, administrimit te sherbimeve si edhe ne qeverisjen për zhvillimin lokal.

Gjithashtu ka kenaqesine:

  1. T’i prezantoje partnereve te nivelit te larte institucional ne Shqiperi, eksperiencen e Projektit COSPE-MAE si edhe Nderkomunalen e Zadrimes, si nje praktikë e bashkepunimit ndervendor, ne kuadrin e decentralizimit dhe te administrimit te sherbimeve te perbashketa.
  2. Te kontribuoje ne debatin kombetar për përmirësimin e mjeteve të disponueshme per promovimin e bashkëpunimit ndërkomunal, decentralizimit, administrimit te burimeve te territorit dhe zhvillimit lokal, duke e vene theksin tek potencialet dhe pikat kritike.
  3. Te sensibilizoje partneret e huaj te Bashkepunimit per Zhvillim te pranishem ne Shqiperi, dhe ata vendas qe punojne ne te njejten fushe, per metodologjine ndjekur per zbatimin e projektit ne fjale dhe per rezultatet e arritura deri me tani.

Zona e Zadrimës përfshin disa komunitete rurale dhe bashkiake në Qarkun e Lezhës dhe te Shkodrës. Falë projekteve dhe nderhyrjeve të mëparshme të COSPE financuar edhe nga MAE, që nga viti 1998 në këtë zonë ka nisur një risi institucionale dhe ambicioze, që ka sjellë bashkimin e pesë komunave të Zadrimës (fillimisht Blinisht, Bushat, Dajç, të cilave iu bashkuan më pas edhe Vau Dejës dhe Hajmel) dhe krijimin e  Shoqates “Ndërkomunalja e Zadrimës”. Krijimi i një strukture të tillë, tashmë e njohur në nivel institucional kombëtar, është bashkëshoqëruar dhe ndihmuar nga përfshirja e vazhdueshme e Qarkorit të Val di Cornia (shoqatë e pesë komunave toskane bashkë me Provincën e Livornos), me të cilën Ndërkomunalja Zadrimë ka binjakëzim. Ne menyre te veçante ky shkembim eksperiencash behet me sistemin e Pakut te Val di Cornia dhe me ASIU, qe eshte ndermarrja e menaxhimit te mbetjeve te Val di Cornia.

Ne kuader te projektit në fjalë, e fokusuar në administrimin e territorit, diferencimin dhe mbledhjen e mbetjeve, “Nderkomunalja Zadrime” përfaqëson një formë bashkëpunimi ndër-komunal shumë të dobishëm, siç theksohet edhe nga Kryetarët e Komunave të përfshira.

Bashkëpunimi ndërkomunal në fakt ka lejuar administrimin efikas, racional dhe të qëndrueshëm të një shërbimi që do të ishte i pamundur të realizohej në shkallë te nje komune te vetme. Siç rezulton edhe nga verifikimet e vazhdueshme të bëra gjatë projektit, administrimi ndërkomunal ka shumë avantazhe dhe është më i leverdisshëm jo vetëm për komunat më të vogla, por edhe për ato më të mëdha dhe që kanë më shumë burime, qe jane ne gjendje qe brenda kesaj forme organizimi të ndajne në mënyrë më efikase shpenzimet e kostot e shërbimit.

Vlen të theksohet që Ndërkomunalja Zadrimë, duke punuar ne fushen e administrimit territorial dhe ate të politikave te ndjekura për mjedisin, ka qene ne gjendje të favorizojë sinergji per nje zhvillim lokal shume të rëndësishem edhe në fushën kulturore dhe sociale.

Aktivitetet sensibilizuese për popullsinë përfituese përsa i përket ciklit te mbetjeve, për diferencimin dhe kompostimin kanë përfshirë jo vetëm  një grup të motivuar animatorësh të komunitetit, por gjithashtu edhe një numër aktorësh të paparashikuar, që kane treguar ndjeshmëri të larte, interes dhe dëshirë për përfshirje në projekt. Kështu jane ndjekur rrugë specifike në shkollat e niveleve të ndryshme të zonës, që falë ndihmës së mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe studentëve, çuan në krijimin e një lëvizjeje të mirëfilltë lokale të banoreve aktivë për mbrojtjen e mjedisit dhe të trashëgimisë lokale: Zadrima Toka Jonë. Këto rezultate tregojnë se  projekti ka mundur të shprehë tematikat e politikave për mjedisin  në pikëpamjen reale te demokracisë me pjesëmarrje, i afte qe te përfshijë shoqërinë civile duke shkuar përtej aspektit thjesht teknik të mbledhjes së mbetjeve. Projekti ka qene ne gjendje te artikuloje ndjeshmerine per çeshtjet e mjedisit duke e shperndare ate me sukses edhe ne shume fusha te tjera. Sepse kur flitet për mjedisin, është e rëndësishme të bëhet e qartë se flitet edhe për territorin, për kulturën, dijen vendase e keshtu edhe për historinë, trashëgiminë dhe për bukuritë.

 

Megjithatë duhet theksuar që përsa i përket profilit institucional te Nderkomunales, edhe pse gëzon njohjen formale dhe mbështetje te plote politike nga ana e institucioneve, ekzistojnë akoma pengesa financiare, ligjore, institucionale dhe praktike që  ne njefare menyre nuk e lejojne qe potencialet e jashtëzakonshme qe ofrojne keto lloje bashkepunimesh te mos shprehen krejtesisht. Këto vështirësi ne te vertete nuk e kane penguar procesin e krijimit te Ndërkomunales Zadrimë, që mendojme se eshte nje rast specifik ne llojin e tij në nivel kombëtar.

Paraqitja e mësimeve të nxjerra dhe e zgjidhjeve të adoptuara ne kete kontekst specifik, do të beje te mundur qe të përfitojnë të gjithë të interesuarit qe duan te ndjekin kete rruge bashkepunimi, qe të mbështesin dhe të angazhohen në projekte të ngjashme me te.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja e autoriteteve dhe institucioneve më të larta Shqiptare përsa i perket decentralizimit, planifikimit territorial dhe administrimit mjedisor do të lejojë nxitjen e debateve mbi çështjet kritike dhe potencialet e këtij instrumenti, me qellim qe të përmirësohet sa me shume si edhe te behet e mundur prezantimi dhe te favorizohet njohja, sipas kontekstit te ketij modeli ne nivel kombetar.

Nderkomunalja e Zadrimes  si shoqate, duke perfituar nga ky projekt madheshtor qe eshte duke zbatuar ka krijuar nje Njesi ekonomike qe drejtohet nga Zyra e Ambjentit  qe perbehet nga perfaqesues te fushes nga çdo komune anetare, e cila ofron sherbimin e largimit te mbeturinave ne 20 fshatra ose me mire per 35 mije banore eshte nje shembull i bukur per tu ndjekur dhe mjaft konkurues. Gjithashtu eshte duke perfunduar edhe nje qender perpunimi dhe riciklimi te plastikes dhe duke filluar nga muaji shtator do te behet mbledhja e diferencuar e materialeve plastike.

Duke perfituar nga mundesite e levizjes se lire si dhe te shkembimeve me vendet e zhvilluara te familjes tone europiane, ne veçanti me Italine fqinje, kemi perfituar nga eksperienca e tyre aq e vyer, duke ngritur kapacitetet e administratave lokale, cilesine e qeverisjes per te krijuar nje Zadrime me te zhvilluar e me te bukur .

Stafi COSPE

Adresa: Rr. Ndoc Çoba, 66

4001 Shkoder, Shqiperi

www.cospe.it

email: cospescu@yahoo.com